ул. „Козле“ бб, 1000 Скопје+02 308 5761 Пон - Нед: 24 часа /

Mikrobiologjia

Информации
Доктори

Kabineti i Mikrobiologjisë
Kabineti i Mikrobiologjisë funksionon në kuadër të Institutit për Sëmundjet e
Mushkërive tek Fëmijët – Kozle, i specializuar në diagnostikimin mikrobiologjik
klinik, i cili përfshin:
 Marrjen e mostrave
 Përpunimin kompetent mikrobiologjik të mostrave
 Identifikimin e patogjenëve të izoluar bakterialë (manualisht dhe me
metodën e automatizuar Vistek 2)
 Lëshimin e gjetjes mikrobiologjike, me interpretim të rezultateve

Në laboratorin tonë mund të kryhen një numër i madh i analizave të ndryshme
mikrobiologjike (bakteriologjike, parazitologjike, mikologjike, virologjike):
– tampona nga hunda, fyti, veshi, syri, tampona nga syri, lëkura, plaga;
– analiza e pështymës (sekret drenazhi), aspirat bronkial
– analiza e gjakut – kultura e gjakut me sistemin e automatizuar BacT / Alert
– analiza e urinës
– analiza të punktatit
– teste serologjike – test indirekt i imunofluoreshencës për zbulimin e baktereve
dhe viruseve atipike
– teste të shpejta imunokromatografike

– diagnostikimi bakteriologjik i tuberkulozit, përgatitja sipas Ziehl-Neelsen dhe
kultura sipas Löwenstein-Jensen.